E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu Rama dhe tellallet shpifin do t8217i padis

Ajo theksoi se asnje ligj nuk e detyronte qe te jepte llogari per bizneset e kuneterve te saj. Bregu u shpreh se Rama se bashku me mediat e keqperdorura prej tij po paraqesin genjeshtra.

Perseris se asnje ligj as Kushtetuta dhe asnje ligj nuk me detyron te jap llogari per biznese te kuneterve te mi. Duke njohur rregullat e funksionimit te nje familjeje nuk kam detyrim ti kerkoj llogari kuneterve se cfare biznesi bejne u shpreh Bregu. Ministrja e Integrimit shtoi se Edvin Rama ka nje problem te madh pasi nuk mbulon dot aferat e tij me 20 qe kane deformuar misionin e opozites. Une ju siguroj se si pjese e kompleksit te Edvin Rames qe dridhet me keq se lepuri ai kerkon te perbalte kedo.

Ai me akuzoi per lidhje me mafian por me zor e tha sepse i vinte per te qeshur tha Bregu. Ministrja Bregu sqaroi se nuk kishte asnje lidhje me kunatin e saj burrin e se motres. Le te dale sot nje familjar burre apo grua nga ana qe ka Rama afer qe e nis diten duke marre ne telefon kuneterit. Motra ime dhe burri i saj nuk ka asnje lidhje biznesi me personin e arrestuar ne Vlore Albino Prudentino. Anxhelo Prudentino ka patur marredhenie biznesi me kunatin tim dhe ka patur nje deklarate te pastertise se figures nga Ministria e Drejtesise Italiane qe u eshte vene ne dispozicion ortakeve. Pas arrestimit te nje familjarit te tij ne Vlore ai ka shitur sot pjesen e aksioneve qe kishte qe te mos pengoje mbarevajtjen e kompanise theksoi Bregu.

Ne fund te deklarates zonja Bregu kerkoi nga prokuroria qe te hetonte per te gjitha keto akuza.

2010-10-01 1642

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›