E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi kerkon nga Kina njohjen e Kosoves

Dy personalitetet e larta shteterore vleresuan gjate bisedes klimen mjaft te mire te bashkepunimit qe ekziston midis dy vendeve tona si dhe nivelin e kenaqshem te dialogut politik dhe shkembimit te vizitave te rangjeve te larta.

Ne vleresojme si te rendesishem forcimin e dialogut ndershteteror me Kinen ne te gjitha nivelet u shpreh Presidenti Topi dhe ne kete kontekst te dy bashkebiseduesit vune ne pah vecanerisht dialogun nderparlamentar si nje fushe te rendesishme bashkepunimi.

Gjate bisedes Presidenti Topi dhe Kryetari Banguo diskutuan per situaten ne Ballkan duke u ndalur ne ceshtjen e Kosoves ku Kryetari i Shtetit shqiptar theksoi qendrimin e Shqiperise se njohja e pavaresise se Kosoves eshte menyra e vetme per ti kontribuar stabilitetit afatgjate dhe paqes jo vetem rajonale por edhe globale.

Gjithashtu vuri ne dukje presidenti shqiptar ne mbeshtesim dialogun e sinqerte e konstruktiv mes Kosoves dhe Serbise per zgjidhjen e ceshtjeve praktike cfare do tu sherbente interesave te perditshme te qytetareve te tyre.

Ne kete pike Presidenti Topi shprehu urimin per nje njohje te shtetit te pavarur te Kosoves edhe nga Republika Popullore e Kines duke e siguruar Kryetarin Wu Banguo se kjo do te shenonte rritjen e metejshme te qendrueshmerise dhe sigurise ne rajonin e Ballkanit.

2010-10-02 0859

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›