Bregu: Rama, të mos nxisë situatën në Fier

Zëdhënësja e PD Majlinda Bregu në një konferencë për shtyp u shpreh se Rama po nxit konfliktin në KZAZ-në në qarkun e Fierit. "I bëjmë thirrje kreut të PS-së Rama të mos konfliktuojë situatën në KZAZ-në në qarkun e Fierit" theksoi Bregu. Sipas Bregut po pengohet nga Partia Socialiste ardhja e kutive në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. "I bëjmë thirrje Ramës se mbajtja peng e rezultatit të zgjedhjeve është në kundërshtim me ligjin dhe se dhunimin e ligjit e jep vetë ligji" theksoi Bregu.