Erler: Shqipëria duhet të punojë ende për standardet

Ministri gjerman i shtetit, Gernot Erler,në një intervistë për Deutsche Welle për procesin zgjedhor në Shqipëri është shprehur se cilido qoftë rezultati përfundimtar e rëndësishme do të jetë që i munduri ta njohë fituesin. Sipas tij kjo do të ishte shumë e rëndësishme për rrugën e Shqipërisë në të ardhmen. Eksperti për Evropën Juglindore u referohet raporteve të vëzhguesve ndërkombëtarë, të cilët vlerësojnë nga njëra anë se procesi i zgjedhjeve dhe i numërimit ishte paqësor dhe pa incidente të mëdha, por në anën tjetër ai vë në dukje edhe kritikë e ushtruar, sidomos me mënyrën e zhvillimit të fushatës zgjedhore: "Në raporte thuhet se është ushtruar presion ndaj sektorit publik dhe se për fushatën zgjedhore janë përdorur para publike. Kjo do të thotë se ky prezantim nuk është në përputhje me të gjitha kriteret dhe kërkesat dhe se edhe në të ardhmen duhet të vazhdohet puna në këto tema."