E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu-Ramës: Nuk i mbulon gjobat me akuza qesharake

Pas akuzave të Partisë Socialiste ka ardhur edhe reagimi i ministres së Integrimit Majlinda bregu, nëpërmjet zëdhënëses së saj. Bregu i drejtohet kryesocialistit Rama duke i thënë se nuk mund të mbulojë gjobat prej miliona eurosh ndaj kompanive të ndërtimit, duke ngritur akuza qesharake për biznesmenë e kontrata ligjore. Bregu i drejtohet Ramës duke i thënë se je burracak që fshihesh pas sekserëve me emra kafshësh të buta dhe grave. "Dil dhe jepu përgjigje shqiptarëve për aferat korruptive për ndërtimet tek liqeni, qytezën Delijorgji dhe përse 80 përqind të lejeve në Tiranë i fitojnë vetëm katër firma", vijon Bregu në reagimin e saj. Ajo vazhdon duke iu drejtuar Ramës, se"ti që je bërë pis i tëri, nuk më bën dot pis mua dhe familjen, pasi nuk ke vetë një të tillë". Ministja Bregu vijon duke thënë se u ka dhënë përgjigje dhe do t'u përgjgjet gjithmonë ligjeve dhe institucioneve dhe jo sipas saj, kurthit të pistë të Ramës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›