E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Bregu të përgjigjet për faktet e reja

Partia Socialiste ka vijuar sërish me akuzat ndaj ministres së Integrimit Majlinda Bregu.
Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj deklaroi se kunati i ministres ka përfituar koncensione për ndërtimin e HEC-eve pavarësisht se ai ka të regjistruar në QKR biznes diskosh e mobiljesh. " A ka marrë kunati juaj ndonjë kualifikim tjetër për të përfituar koncensionet", pyeti Felaj.
Ajo tha se kunati i Ministres është aksioner 15% për ndërtimin e më shumë se një HEC-i, ndryshe nga tha Bregu dje.
Deputetja Felaj duke iu drejtuar ministres Bregu tha se ajo duhet të pyeste edhenjë herë bashkëshortin e saj për ndonjë lidhje me ndonjë kompani në energjitikë. "Konsultohuni edhe një herë me kunatin dhe bashkëshortin tuaj dhe na jepni një përgjigje të sinqertë jo si ajo dje", tha Felaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›