Bregu: USAID, vleresim reformave Rozeta Rapushi
Permiresimi i klimes se biznesit ne vend, vleresohet nga USAID si nje reforme e suksesshme e qeverise. Zedhenesja e qeverise, Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, pershendeti dje raportin e USAID, mbi performancen e Qendres Kombetare te Regjistrimit te Biznesit ne Shqiperi, ku rreth 93 per qind e te intervistuarve shprehen se procedurat e aplikimit te regjistrimit te biznesit jane te qarta dhe te shpejta. “USAID konfirmon edhe njehere suksesin e reformave te ndermarra nga qeveria shqiptare per permiresimin e klimes se biznesit ne vend, duke lehtesuar punen dhe ritmin e perditshem te bizneseve shqiptare. Raporti mbi performancen e Qendres Kombetare te Regjistrimit te Biznesit ne Shqiperi, pergatitur nga partneret Shqiperi per programin e Pragut te Koorporates “Sfida e Mijevjecarit” cileson se, ligji i ri mbi reformen ne regjistrimin e biznesit, i miratuar ne Parlament me 3 maj 2007, dhe krijimi i Qendres Kombetare te Regjistrimit te Biznesit, permiresuan ne menyre drastike procesin e regjistrimit te biznesit ne Shqiperi”, tha Bregu, duke zbuluar keshtu disa pjese te ketij raporti. Sipas saj, kjo reforme ishte nje hap i rendesishem ne arritjen e qellimit te pergjithshem te qeverise per permiresimin e klimes se biznesit ne vend. Si dhe solli perfitime te rendesishme per bizneset shqiptare dhe investitoret e huaj, me nje proces me te thjeshte, me te shpejte dhe me pak te kushtueshem per regjistrimin dhe hapjen e nje biznesi te ri. “Ky raport, vlereson lehtesimin e procedurave te regjistrimit te biznesit, duke ulur tarifen ne ngarkim te aplikanteve vetem ne 100 leke, duke reduktuar kohen e nevojshme per te regjistruar nje biznes te ri, ne nje dite, dhe duke kombinuar te gjithe hapat e regjistrimit ne nje procedure te vetme, perfshire edhe administraten tatimore”, u shpreh ministrja Bregu. Sipas saj, lehtesimi i procedurave per regjistrimin e biznesit, transparenca ne sherbimet publike, transparenca ne sherbimet “on line” te prokurimeve elektronike, jane reformat kryesore dhe elementet e vleresuara ne te gjitha raportet e nderkombetareve si pjese dhe hallka kyce ne luften kunder korrupsionit. Nga studimi i kryer nga USAID, rezultoi se 90% e te intervistuarve, e percaktuan nivelin e kenaqesise nga sherbimet ne Qendren Kombetare te Regjistrimit te Biznesit, si te mire ose shume te mire. Nderkohe qe 93% e te intervistuarve, pohojne se procedurat e aplikimit jane shume te qarta dhe ky rezultat nuk ndryshon ne menyre te konsiderueshme ne varesi te vendndodhjes se biznesit ose llojit te te intervistuarit. Po keshtu sipas studimit te realizuar, shumica e te intervistuarve, pohojne se kane marre certifikaten e regjistrimit te biznesit brenda 24 oreve qe nga momenti i paraqitjes se kerkeses se tyre. Si dhe ka nje rritje te konsiderueshme me 48% te regjistrimit te bizneseve vetem per gjashte muajt e pare te ketij viti.
Rezultatet e studimit te USAID
90% e te intervistuarve, e percaktuan nivelin e kenaqesise nga sherbimet ne Qendren Kombetare te Regjistrimit te Biznesit, si te mire ose shume te mire.
93% e te intervistuarve, pohojne se procedurat e aplikimit jane shume te qarta dhe ky rezultat nuk ndryshon ne menyre te konsiderueshme ne varesi te vendndodhjes se biznesit ose llojit te te intervistuarit.
Shumica e te intervistuarve, pohojne se kane marre certifikaten e regjistrimit te biznesit brenda 24 oreve nga momenti i paraqitjes se kerkeses se tyre.
48 % eshte rritur regjistrimi i bizneseve vetem ne 6 mujorin e pare te vitit 2010
10.514 me shume biznese jane regjistruar ne krahasim me 6 mujorin e pare te vitit 2009, kur numri i bizneseve te regjistruara ishte 7.089
100 leke, eshte tarifa e aplikanteve qe kerkojne te regjistrojne biznesin ne Qendren Kombetare te Regjistrimit te Biznesit.
Nje dite e vetme, eshte koha e mjaftueshme per te regjistruar nje biznes te ri prane kesaj qendre.