PS e Shkodres: Rama po shkaterron partine per interesat e tij personale
Ish-kryetari i Partise Socialiste te Shkodres, Edip Shiroka ka akuzuar kryesocialistin Edi Rama se po pengon ne menyre te perseritur zhvillimin e zgjedhjeve per kreun PS-se, ne qytetin verior. Zgjedhjet per kreun e PS-se ne kete rreth deshtuan heren e pare pasi nuk u arriti shumica e duhur per te zgjedhur drejtuesin e ri. Sipas Shirokes kreu i PS-se, Rama, urdheron bllokimin e ketij procesi me mesazhe ne celular duke u tallur keshtu me socialistet ne kete qytet. “Rama dergon SMS nga Dubai ku eshte me pushime per te anuluar zgjedhjet e kryetarit ketu ne Shkoder. Ai eshte duke u tallur me te gjithe elektoratin e PS-se, ketu ne Shkoder”, i shpreh Shiroka. Ish-kreu i deges lokale te PS-se ka kritikuar gjithe proceduren e ndjekur, per zgjedhjen e drejtuesve te rinj ne rrethe. Por duke u ndalur ne menyre me specifike ne rrethin e Shkodres, Shiroka eshte shprehu se gjithe procesi eshte imponuar nga kreu i PS-se, pa zbatuar asnje prej kritereve te statutit te selise roze. Por ne qender te konfliktit mes socialisteve te Shkodres eshte fakti se ne krye te PS-se se rrethit, kryetari Rama kerkon te vendose nje njeri te besuar te tij, duke eliminuar njerezit qe kane dhene kontribute per PS-ne e Shkodres. Shiroka thote se gjithcka eshte duke ndodhur per arsye personale, pasi Rama kerkon qe ne krye te PS-se se Shkodres te vendose te besuarit e tij. Akuzat e Shirokes vijne pikerisht pas shtyrjes per te disaten here te zgjedhjes se kryetarit te PS per Shkodren. Shiroka ka denoncuar dhe me pare procesin e zgjedhjeve te kandidaturave per PS-se e rrethit ne Shkoder. Ai ka deklaruar se nga 40 kandidatura te shpallura, 38 prej tyre u perjashtuan ne menyre arbitrare. Ne gare moren pjese vetem dy kandidate, Agim Shima dhe Nikolin Dedvukaj.