E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu e revoltuar me Ramën: Po deformon këngët e bukura të popullit, duke i përdorur për ahengje

ramaMinistrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka reaguar e shqetësuar për performancën artistike të improvizuar nga Edi Rama dhe kandidatët e PS-së për Tiranën.

Sipas saj, Rama po deformon këngët e bukura të popullit, duke i përdorur për ahengjet e veta.

Pasi e ka turpëruar e dëmtuar këtë vend, me lloj- lloj sajesash e politikash fyese, mashtruese e bllokuese Edi Rama edhe në një prezantim zyrtar, të gjasme skuadrës së tij, vazhdon të tallet e të bëjë gallatë me këtë vend. Po ia deformon edhe këngët e bukura popullit, duke i përdor për ahengjet e veta. Po vazhdon të shpërfytyrojë dhe kandidatët e vet, që pasi provuan teatrin e urisë, maskave të zeza e koncertin e bilbilave në parlament, tani po turpërohen duke kënduar, stonaturë e gjallë.

Gjithsesi, të paktën su bënë më qesharak se lideri i tyre i dajres, dhëndri i ri i Tiranës, që mesa duket edhe fitoren e zgjedhjeve shpreson ta gjejë tek paja e gruas, siç gjeti pallatin, vilën e gjithë pasurinë e padeklaruar. Gjithçka mund të ketë tek ajo pajë, por jo votën e shqiptarëve. Shqiptarët e kanë në dorë votën e tyre e do tia tregojnë me 23 qershor. Atëherë le ti bjerë dajres Edi Rama, shprehet Bregu./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›