E Shtunë, 31 Tetor 2026

TemA TV/ Rama premton: Do jem vetë personalisht në krye të procesit të legalizimeve (VIDEO)

Edi Rama në Rrashbull- faqe 6Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, po zhvillon një seri takimesh të suksesshme në zonat informale, duke u premtuar legalizim të shpejtë.

Duke hyrë aty ku PD pretendon se ka bastionet e saj, Rama po forcon ndjeshëm pozitat e Partisë Socialiste, duke komunikuar direkt me qytetarët e këtyre zonave.

Në takimin e zhvilluar në Paskuqan, Rama ka premtuar se do jetë vetë personalisht në krye të procesit të legalizimit.

Unë erdha për të bashkëbiseduar me ju. Besoj i keni ndjekur Këndet tona të Fjalës. Keni parë edhe ato të Saliut, po tek ato ka një ndryshim të madh pasi shkojnë punonjësit e administratës dhe bëjnë sikur janë peshkatarë, sikur janë fermerë, sikur janë me shtëpi të palegalizuara, ndërkohë që këtu në Këndet tona të Fjalës janë njerëz të lirë që kanë kurajën të marrin pjesë në aktivitetin e opozitës, të marrin fjalën dhe të flasin lirisht. Dje në darkë, unë pata një Kënd Fjale në ish- Kënetën e Durrësit dhe pata një debat shumë të bukur me një demokrat, me një demokrat të zhgënjyer nga PD, por që mendonte që askush, që asnjë forcë politike nuk ia zgjidhte dot hallet. Janë Kënde Fjale ku mblidhen të gjithë ata që duan të mblidhen. E, ku unë do të kisha ftuar të gjithë, edhe demokratët e zonës, jo drejtorët kuptohet se ata janë të zënë me fushatën e Saliut, që nga drejtorët e shkollave tek drejtorët e të gjitha ndërmarrjeve, por nuk janë ata demokratët e vërtetë. Ata janë, ata, të cilët përfitojnë thërrimet e tyre nga gostia e pushtetit, tha Rama.

Tani, kryeministër nuk jam unë, por ai që po ikën. Ai duhet në fakt të jepte përgjigje sot. Ai duhet të jepte përgjigje sot, i detyrohet një përgjigje gjithë atyre të ardhurve, sidomos atyre nga veriu, të cilët e kanë besuar verbërisht 20 vjet. Unë nuk e di se për çfarë arsyeje e besojnë dhe mbase më ndihmoni ju të arrij ta kuptoj se çfarë ka lidhje që është ai nga veriu, jeni ju nga veriu dhe i jepni votën atij meqë është nga veriu, për tju lënë ju më pas andej nga fryn veriu që të mos ngroheni dot më kurrë.

Çfarë kuptimi ka kjo? Ju keni ardhur nga veriu, keni zbrit këtu, njësoj siç zbritën nga Mirdita të parët e nënës sime, që është nga Vunoi. Katragjyshërit e mi kanë zbritur nga Mirdita, kanë shkuar poshtë në Himarë.

Kjo, miqtë e mi nuk ka lidhje, nuk mund të vazhdojë kështu. Vota qorre, vota me sy mbyllur, vota e tifozllëkut se jam unë me atë e po të shkojë ai në greminë edhe unë në greminë është primitivizëm, theksoi Rama.

Unë ju zotohem ju, siç ju zotova atyre në ish Kënetën e Durrësit, siç do ti zotohem tani, do shkojmë me Pjerinin në Kamëz, dhe gjithë atyre që kanë shtëpi për të legalizuar se do të jem unë personalisht në krye të këtij procesi.

Pas 4 vjetësh këtu nuk do jetë Zvicër, por do ketë shtet./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›