E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu “fal” Tiranën, derbi mbyllet në barazim

Dinamo dhe Tirana kanë barazuar 1-1 në sfidën e javës së 32-të të “Abissnet Superiore”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Në “Air Albania”, në një derbi me shumë mundësi shënimi, pjesa e parë u mbyll pa gola. Sfida u zhbllokua në pjesën e dytë, me bardheblutë që arritën të gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Myslovic. Avantazhi nuk zgjati shumë, pasi blutë arritën të shënojnë me anë të Malomo.

Dinamo kishte mundësinë e artë për të rrëmbyer fitoren në këtë sfidë, kur kishte në dispozicion ekzekutimin e një 11-metërshi. Bregu goditi në mënyrë të gabuar dhe rezultati mbeti i pandryshuar, 1-1.

Dinamo ngjitet në kuotën e 45 pikëve, në vend të katërt, një pikë më shumë se Partizani i vendit të pestë që luan të dielën përballë Bylisit. Tirana me 32 pikë është e pozicionuar në vend të tetë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›