E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu-opozitës: Bëhu pjesë e reformave

Ngërçi politik po bëhet përsëri pengesë për integrimin e vendit. Gjatë raportimit në Komisionin e Integrimit, ministrja Majlinda Bregu u shpreh se mirëfunksionimi politik është mjaft i rëndësishëm për integrimin dhe se rruga e zgjedhur prej opozitës, duke mos marrë pjesë në parlament është një gabim.

Sipas Bregut, opozitës i janë bërë një sërë ftesash për dialog, gjë që nuk është mirëpritur. Në 19 korrik në Bruksel, pritet që të mblidhet Këshilli i Stabilizim Asocimit ku qeveria shqiptare do të paraqesë raportin në lidhje me disa çështje mjaft të rëndësishme të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›