Bregu rrëzoi mitin “Ruli”Admir Bregu e ka thyer tre here rekordin e Gjergji Rulit, duke vendosoru ne kercim se gjati distancen 7.89 m

Rrjetet sociale:
Admir Bregu, rekordmeni shqiptar i kërcimit së gjati, është një nga katër atletët elitarë aktualë shqiptarë, duke futur në këtë listë të vogël, Klodiana Shalën, Dorian Çollakun dhe Elton Bitinckën. Shkodrani Bregu, i cili jeton e stërvitet prej katër vjetësh në kryeqytet nën drejtimin e Taulant Stërmasit, vendosi shifrat e kërcimit së gjati në 7.89 metra, duke thyer rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Gjergji Ruli, në 7.70 metra të vendosur gjatë një gare të zhvilluar në Shkodër, më 2 korrik të vitit 1984. “E kujtoj si mjë moment shumë të bukur dhe shpërblim i një punë të stërmundishme. Tani ai rekord i përket së kaluarës, pasi tentoj vazhdimisht ta përmirësoj. Normalisht, më është dashur një punë e madhe. Isha gjithmonë pranë thyerjes së rekordit të Rulit kur garoja për Vllazninë. Më pas me punën që kam bërë në Tiranë ka ndryshuar për mirë çdo gjë. Mu deshën thuajse katër vjet stërvitje të forta e të programuara me kujdes për ta thyer rekordin e Gjergjit. Dhe e kam thyer rekordin jo vetëm një herë, por tri herë”, - tha për Albania-sport,cm”, Admir Bregu, i cili fillimisht e kishte thyer rekordin e Rulit në 7.73, më pas në 7.74 dhe ai aktual në 7.89, të vendosur në Kampionatin Kombëtar të Atletikës në Rumani (6 qershor 2008). Admir Bregu u rendit i 3-ti me 12 konkurrentëve në këtë garë. Ne vend të parë doli rumuni Simion Danut Marian me 8.06 metra, ndërsa në vend të dytë po një tjetër rumun, Tarus Bogdab Gabriel (8.01 metra). Në këtë kampionat marrin pjesë përveç Rumanisë, edhe atletë nga Shqipëria, Moldavia, Maqedonia, Turqia, Norvegjia e Libani.
Numri i klikimeve - 281
E Hene, 16 Nentor 2009