E Diel, 1 Nëntor 2026

Breivik: Për krimet e bëra u frymëzova nga nacionalizmi serb

OSLO- Vrasësi norvegjez Anders Behrig Breivik, i cili ekzekutoi 77 persona të pafajshem korrikun e kaluar në Norvegji deklaroi në seancën gjyqësore se për këto vrasje ishte frymëzuar nga nacionalistët Serbë dhe jo nga nazistët. 

Duke dhënë fakte të reja për ngjarjen tragjike, 33-vjecari u pyet lidhur me filozofine e aktit të tij mizor dhe rrjetin e tij anti islam, të cilin ai pretendonte të kishte themeluar në vitin 2002 në Londër. Sipas Breivik, serbët që luftuan dhe vdiqën gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 kishin ideologjinë e kryqëzatave prej të cilit ishte frymëzuar. I pyetur për rrugën e ndjekur drejt radikalizimit, vrasësi norvegjez deklaroi se bombardimi i serbëve ishte kashtë që thyente kurrizin e devesë” për militantë nacionalistë si ai. Sipas Breivik, vizita e tij në Liberi në vitin 2002 kishte si qëllim që ai të takonte një hero të Serbisë, i cili kërkohej për krime lufte. Ai refuzoi të jepte emrin e serbit, por sipas mediave norvegjeze bëhet fjalë për ish-komandantin e paraushtarakëve serbë Milorad Ulemek, i cili kërkohet nga Beogradi për vrasjen e ish-kryeminstrit Zoran Xhiinxhiç.

Gjykata ka paraparë që dëshmia e Breivikut të zgjasë pesë ditë e gjysmë. Breivik përballet me një dënim prej 21 vitesh, ndërkohë që dënimi mund të rritet për ta mbajtur autorin e dyshuar të masakrës së Norvegjisë, në burg të përjetshëm. Vete ai nuk ka shprehur deri tani asnjë brerje ndërgjegje për aktin kriminal, c’ka është cilësuar një provë e rëndë për familjet e viktimave dhe të mbijetuarit e masakrës.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›