Krimet e luftës, Vukçevic: Hetimet për Thaçin e Çekun janë ndërprerë
BEOGRAD- Prokurori serb për krime të luftës,Vlladimir Vukçevic, ka theksuar se hetimet kundër Hashim Thaçit dhe Agim Çekut për krime të luftës janë ndërprerë, por lëndët në atë kohë ishin trajtuar shumë keq.
”Ka pasur shkelje qenësore të procedurës, posaçërisht për Çekun. Kjo nuk do të thotë se ata nuk janë përgjegjës për shumë krime, porse hetimet nuk kanë guxuar të zhvillohen para kamerave, pa avokatë dhe të ngjashme, theksoi Vukçevic në një intervistë për gazetën ”Danas”, raporton Koha Ditore.
Duke komentuar pezullimin urdhër arresteve për krime të luftës, Vukçevic ka thënë se relikt i luftërave të viteve nëntëdhjetë janë proceset në mungesë, kundër personave të panjohur, të motivuara nga rrethanat politike në atë moment.
”Mendoj se ka shumë persona në ato urdhër arreste dhe kur të vijë koha e pajtimit, duhet së bashku të rishqyrtojmë të gjitha këto urdhër arreste të luftës”, ka deklaruar ai.
Sa i përket akuzave nga Kosova për arrestimin me motive politike të Mark Koshnjetit, Vukçevic, ka thënë se çdo arrestim i shqiptarëve shndërrohet në diskutim politik në relacionin Kosovë – Serbi. Sipas tij, është arrestuar njeriun për të cilin dyshohet se është një nga ata që kanë keqtrajtuar civilët serbë në rrethinën e Prizrenit.
(el.me/BalkanWeb)