E Shtunë, 31 Tetor 2026

Breivik kujdesej për pamjen e tij që të dukej sa më arian

Share

Anders Behring Breivik ishte shumë i përkushtuar për pamjen e tij. Kështu deklaroi një ish- mik i vrasësit norvegjez në sallën e gjyqit.

Ai tha se Breivik kishte bërë ndërhyrje në hundë që të dukej sa më arian, ndërkohë që përdorte pudër në fytyrë dhe kujdesej për modelin e flokëve, tha miku i tij, një zjarrfikës.

Sipas BBC, ai është një nga katër miqtë e tij që do dëshmojnë në gjykatë.

Identiteti i tyre nuk është zbuluar dhe gjatë dëshmisë Breivik është nxjerrë nga salla e gjyqit.

Kjo është dita e 26-të e gjyqit për ngjarjet e 22 korrikut të shkuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›