E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hollandë, hapet hoteli që u ndihmon të divorcoheni

Share

Një sipërmarrës holandez u ka ofruar çifteve një fundjavë ndryshe. Duke qëndruar në hotelin e tij, ata do mund të finalizojnë divorcin.

Divorce Hotel i ndihmon çiftet që pas dy ditëve qëndrim aty, të dalin si njerëz të ndarë.

Hoteli i ofron të gjitha mundësitë për të diskutuar opsionet e divorcit, avokatë, psikologë, ndërmjetës etj. Aty mund të hartohet dokumentacioni dhe gjithçka që përgatitet për javë e muaj të tërë, bëhet gati për dy ditë.

Pasi largohen nga hoteli me pesë yje, të ndarët mjafton që të dërgojnë marrëveshjen e tyre para gjykatës dhe gjërat marrin fund.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›