Breivik para gjykatës: Do ta kryeja sërish sulmin

Vrasësi Anders Bering Breivik, është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave për vrasjen e 77 personave në korrik të vitit të kaluar, duke thënë se ka vepruar në “vetëmbrojtje”.
Në deklaratën e tij, Breivik e ka përshkruar veprimin që ka bërë si “sulmin më të sofistikuar dhe më spektakular politik në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, duke thënë se do ta bënte sërish.
Gjykimi i vrasësit të tetë personave në Oslo dhe i 69 të tjerëve në ishullin Utoja ka nisur të hënën.
Nëse dënohet dhe vërtetohet se është normal, ai mund të përballet me 21 vjet burg, periudhë që mund të zgjatet nëse ai vazhdon të konsiderohet i rrezikshëm.
Nëse dëshmohet se ai ka problem mendore, Breivik mund të dërgohet në një spital psikiatrik për kohë të pacaktuar.