E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-Bjellorusisë: Liro të gjithë të burgosurit politikë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë cilësuar si “hap të rëndësishëm” vendimin e Bjellorusisë për të liruar nga burgu ish-kandidatin presidencial ndërsa i ka bërë thirrje Minsikut të lirojë menjëherë të gjithë të burgosurit e mbetur politikë.

Andrei Sanikau dhe Zmitser Bandarenka janë liruar pavarësisht dënimeve me disa vjet burg, për rolin e tyre në protestat e dhjetorit 2010, që kundërshtonin rizgjedhjen e Aleksander Lukashenkos në postin e presidentit.

“Respekti për demokracinë dhe të drejtat e njeriut mbetet kyç për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bjellorusisë”, thuhet në deklaratën e Deparatamentit Amerikan të Shtetit.

Në Bjellorusi, sipas aktivistëve, vazhdojnë të mbesin edhe dhjetë të burgosur politikë, përfshirë ish-kandidatin presidencial, Mikola Statkeviç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›