E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brenda 7 viteve janë marrë mbi 100 mijë diploma master

albanian-students-www.shefdomiBrenda shtatë viteve në Shqipëri janë pranuar në ambientet e auditorëve mbi 100 mijë studentë në ciklin pasuniversitar.

Nga viti akademik 2006- 2007 kur në qendrën e publikimeve zyrtare shënohen kuotat e miratuara për master, atëherë kur nis edhe çelja e ciklit pasuniversitar, qeveria miratoi fillimisht më pak se 8 mijë kuota për master.

Në vitet e para kuotat kanë qenë 8 mijë deri në 9 mijë, ndërkohë që e përgjithshmja mesatare e kuotave të miratuara çdo vit është nga 10 deri në 15 mijë. Këtu pa llogaritur masterat part- time.

Janë rreth 110 mijë mastera të ciklit të plotë shkruhet në gazetën Shqip dhe përveç tyre, mbi këtë listë shtohet një listë tjetër studentësh, të cilët janë regjistruar part- time pas vitit 2007.

Përveç sistemit publik, kemi edhe sistemin privat, ku nuk gjenden në databazën e statistikave zyrtare numri i të diplomuarve.

Por, nisur nga numri i të regjistruarve gjatë këtyre 7 vjetëve llogaritet se numri i tyre mund të jetë rreth 50 mijë./A.XH

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›