E Shtunë, 31 Tetor 2026

Infermierja: Më pushuan nga puna pse isha te takimi i PS. Më morën çelësin e qendrës shëndetësore ku do votohet

votimeeeMëkati i tyre ishte se shkuan në takimin e Partisë Socialiste. Pas kësaj, janë pushuar nga puna.

Kështu ka ndodhur me dy infermiere të komunës Dhivër në Sarandë, të cilat shkuan në takimin e kandidates Luiza Xhuvani.

Por më pas u pushuan nga puna.

Lumturie Vaso, një nga të pushuarat nga puna, tregon për Shekullin se jo vetëm që ka ngelur pa punë, por i kanë marrë çelësin e qendrës shëndetësore, e cila më 23 qershor do të kthehet në qendër votimi për 450 votues.

Çelësin tani e mban Partia Demokratike dhe ajo shpreh dyshimet e saj se marrja e çelësit ka qenë e qëllimshme.

Sipas saj, ka ardhur vetë drejtori i Shëndetit Publik, i cili nuk kishte ardhur ndonjëherë për shqetësimet e banorëve, dhe ka ndërruar drynin. Ata kanë bërë një denoncim në polici, por këta të fundit nuk kanë reaguar./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›