Brenda gjashtë muajsh vjen mishi i prodhuar në laborator
Shkencëtarët holandezë po punojnë për krijimin e mishit në laborator dhe thonë se brenda gjashtë muajsh do kenë gati sallamin in- vitro. Tani çështja është a do e hanë njerëzit? Shkencëtarët besojnë se në të ardhmen njerëzit do të ushqehen me mish laboratori. Sipas tyre, vetëm kjo është mënyra për të shuar urinë në një botë të tejngarkuar.