Brenda në dhomën e ndenjes së snajperëve (FOTO)
Dikur kjo ishte një dhomë që përdorej nga një familje për të pushuar. Tani është një vend prej nga ku luftohet. Kjo shtëpi e dekoruar me gjëra luksoze për stilin sirian tani është një vendstrehimi për rebelët. Ajo gjendet në qytetin Aleppo, ku po luftohet prej javësh mes forcave qeveritare dhe rebelëve.
Nga kjo luftë civile kanë humbur jetën më shumë se 20 mijë njerëz.
Sot, hetuesit e OKB thanë se qeveria siriane dhe milicia shabbiha po kryejnë krime luftë dhe krime kundër njerëzimit.
Ata thanë se edhe rebelët kanë kryer krime lufte, por ato nuk kanë arritur në atë shkallët sa krimet e kryera nga qeveria.






