E Diel, 1 Nëntor 2026

Ku parkohen më keq makinat? Në Kazakistan (FOTO)

Kazakistani është vendi ku makinat parkohen më keq se në të gjithë botën. Aty shoferët kanë zakonet më të këqija të parkimit. Kështu shkruan Daily Mail, duke iu referuar një blogu të famshëm në Kazakistan, që synon ti tregojë botës këtë turp. Blogu Unë parkoj si një gomar është bërë shumë i famshëm brenda pak kohësh dhe policia e klikon shpesh për të kapur shkelësit e vazhdueshëm të rregullave të parkimit.

Megjithatë a nuk ju duket se këto pamje janë familjare?

Ndoshta nuk kanë fotografuar se si parkohet në Shqipëri.

Apo nuk e kanë parë Lul Bashën që e parkon makinën mu poshtë dritares, në trotuarin e Bashkisë?

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›