Brenga te medha per NATO-n
Pesedhjete shefa te shteteve dhe qeverive u mblodhen te premten ne Lisbone ne samitin dyditor te NATO146s. Duket se ata do te kene shumecka per te debatuar mes tjerash edhe rreth rruges se re qe Aleanca duhet ta percjelle tash e tutje per programin e mbrojtjes nga sulmet raketore dhe kompjuterike por edhe per fillimin e pergatitjeve per terheqje nga Afganistani.
Samiti i 22-te i NATO146s 147eshte nje prej me te rendesishmeve148 deri me tani deklaroi sekretari i pergjithshem i Aleances Anders Fogh Rasmussen ngase sipas tij samiti ka per qellim qe t146iu pershtatet kercenimeve dhe sfidave te shekullit 21 por edh te zgjeroje numrin e partnereve te vet permes perfshirjes se lojtareve tjere te medhenj te skenes boterore si Rusia.
Samiti filloi te premten pasdite me nje takim gjate te cilit pritej te miratohej koncepti i ri strategjik i NATO146s gjegjesisht njelloj marreveshje e re e freskuar e themelimit qe daton nga viti 1949 e cila do te percaktoje menyren e veprimit te shteteve anetare.
NATO ne udhekryq
Rasmussen pret qe ne samit te arrihet marreveshja per krijimin e nje sistemi te mbrojtjes antiraketore i cili do te jete ne gjendje te mbroje territorin dhe popullaten e aleateve evropian nga sulmet qe mund te vijne prej shume shteteve 147te deshtuara te cilat kane arritur qe te zhvillojne raketa balistike.
Lideret e shteteve aleate do t146i bejne thirrje Rusise qe te shqyrtoje mundesine ne te ardhmen te lidhe sistemin e saj ekzistues me sistemin antiraketor te NATO146s.
Presidenti i Rusise Dmitry Medvedev do t146iu bashkohet lidereve te Aleances te shtunen pasdite gjate samitit special te Keshillit te NATO146s i cili edhe i kushtohet mbrojtjes antiraketore por edhe bashkepunimin praktik ndermjet NATO146s dhe Moskes.
Para kesaj te shtunen ne mengjes do te mbahet mbledhja e shteteve anetare te NATO146s me 19 shtetet qe ende s146jane anetare te Aleances por qe jane te angazhuara ne luften ne Afganistan dhe me perfaqesuesit e Kombeve te Bashkuara Bashkimit Evropian Bankes Boterore dhe te Japonise.