E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komiteti i Helsinkit thirrje serbeve Votoni ne zgjedhjet e 12 dhjetorit

Kryetarja e Komitetit te Helsinkit per te Drejtat e Njeriut ne Serbi Sonja Biserko u ka thirrje serbeve te Kosoves qe te marrin pjese ne zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe te behen pjese e jetes institucionale. Ne debatin e organizuar ne Cagllavice nje vendbanim serb ne afersi te Prishtines Biserko tha se serbet qe jetojne ne Kosove duhet te marrin pjese ne zgjedhjet e pergjithshme dhe me kete sipas saj do te pershpejtohet edhe procesi i integrimit te Kosoves edhe Serbise ne Bashkim Evropian.

Si Prishtina ashtu edhe Beogradi jane duke u afruar integrimit ne Bashkimin Evropian dhe ne kete aspekt pjesemarrja e serbeve ne zgjedhjet parlamentare te Kosoves do te thote ne pershpejtim ne procesin e integrimit ne BE si per Kosoven ashtu edhe per Serbine. Keshtu qe serbet ne Kosove kane nje pergjegjesi me te madhe per arsye se pervec integrimit te tyre ne jeten institucionale te Kosoves ata kane ne duar edhe fatin e dy shteteve tha Biserko.

Edhe nenkryetarja e Parlamentit te Serbise qe vjen nga radhet e Partise Liberale Judita Popoviq ka apeluar te serbet e Kosoves qe te marrin pjese ne zgjedhjet e dhjetorit.

Ne i bejme thirrje serbeve qe te dalin ne zgjedhje pike se pari per te qene pjesemarres ne kete proces per ti kandiduar njerezit e tyre dhe ne kete menyre te tregojne se pozicioni i tyre po ndryshon me kalimin e kohes dhe me kete ata te japin nje mesazh se jane te gatshem per integrim ne kete shoqeri ne te cilen jetojne tha Popoviq.

Ne anen tjeter Beogradi zyrtar ka shprehur qendrimin se nuk jane ende kushtet qe ai te apeloje per pjesemarrjen e serbeve ne zgjedhjet e Kosoves.

Bul Saliu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›