Briken Calja, i artë në shkëputje

Sukses i peshëngritjes shqiptare në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Tashkent të Uzbekistanit. Briken Calja ka arritur të fitojë medaljen e artë në peshën 73 kg, stili i shkëputjes, duke ngritur 156 kg. E nisi konkurimin me 152 kg, ndërsa në provën e dytë ngriti 154 kg. Prova e tretë, që i solli dhe vendin e parë ishte me 156 kg.
Në garë mori pjesë dhe Erkand Qerimaj, i cili u rendit në vendin e katërt. Peshëngritësi shkodran ngriti në provën e parë 150 kg, ndërsa dështoi në provën e dytë me 153 kg. Gjithsesi, ia doli të ngrejë 153 kg në provën e tretë, i djegur për medaljen e bronztë në shkëputje, sepse e ka realizuar 153 në tentativën e dytë, ndryshe nga rusi Petrov, që e realizoi në provën e tretë pa vështirësi