E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brindizi rrezohet projekti i interkonjeksionit

Keshilli i komunes se Brindizit ne Itali ka rrezuar projektin per linjen e interkonjeksionit te energjise nga ky qytet ne Babice te Vlores per te cilin kishin rene dakord me pare dy qeverite shqiptare dhe italiane.

Projekti nuk gjeti perkrahje as tek anetaret e majte e as tek ata te djathte te keshillit te komunes dhe u rrezua me 26 vota pro 1 kunder dhe nje abstenim.

Anetaret u shprehen se projekti ne fjale qe parashikon nje linje prej 25 kilometrash mund te demtoje tokat dhe shtepite ku do te kaloje si dhe mund te sjelle pasoja per shendetin e popullates.

Pas ketij vendimi pritet reagimi i Ministrise italiane te Zhvillimit dhe Energjitikes nderkohe qe rrezikohet edhe nje tjeter projekt ne Vlore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›