E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i Urbanistikes debat ne Komisionin e Ligjeve

Nje pjese e propozimeve per ndryshimin e Ligjit te Urbanistikes dhe Inspektimit te Ndertimeve kane hasur ne kundershtimin e opozites ne Komisonin Parlamentar te Ligjeve.

Sipas projektligjit tabelat reklamuese ne rruget kombetare duhet te administrohen nga Keshillat e Rregullimit te Territoreve Lokale dhe Qendrore. Por opozita pretendon se ky eshte vendim politik.

Ka shume raste qe ne vend qe te mblidhet nje KRRT dhe te jape leje per nje reklame mblidhet Keshilli i Komunes dhe jep leje per to. Me keto ndryshime ne kemi percaktuar qarte qe kjo eshte kompetence vetem e KRRT-se tha Gjergj Bojaxhi drejtor i Policise Ndertimore.

Anetari socialist ne Komision Pandeli Majko deklaroi se projekti ligji vjen pikerisht para fushates se dihet qe tabelat do perdoren si billborde per kandidatete.

Ne po i japim kompetencen kryesore KRRT-ve lokale dhe behet fjale per reklamat ne rruget interurbane jo per reklamat brenda qytetit u pergjigj Bojaxhi.

Kundershtime pati edhe per propozimin qe pervec subjekteve qe ndertojne pa leje te gjobiten edhe kompanite te cilat furnizojne me beton keto subjekte kundravajtes deri ne 10 milione leke.

Pavaresisht ketyre debateve ndryshimet e propozuara jane miratuar nga Komisioni i Ligjeve me vota e maxhorances se djathte. Ne projekt ligj parashikohet gjithashtu se te gjitha kostot e prishjes se objekteve pa leje do te paguhen nga ndertuesit dhe jo me nga buxheti i shtetit.

Nderkohe shtesat ne katetet e siperme te pallateve te cilat paraqesin veshtiresi per prishjene tyre do ti kalojne pushtetit lokal per te pastrehet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›