E Diel, 1 Nëntor 2026

Britani Abu Hamza fiton te drejten per te mbajtur pasaporten britanike

Kleriku radikal mysliman Abu Hamza i cili kerkohet nga Shtetet e Bashkuara nen akuzat per terrorizem fitoi te drejten per te mbajtur pasaporten e tij britanike pas apelimit te vendimit per tia hequr ate.

Hamza vuan nje denim me burg per 7 vjet ne Britani per nxitjen e pasuesve te tij per te sulmuar jo-myslimanet. Ai ka luftuar perpjekjet per ta ekstraduar ne Shtetet e Bashkuara per tu perballur me akuza penale.

Nje gjykate ne Londer vendosi sot qe Hamza te lejohet ta mbaje pasaporten ne menyre qe te kete nje shtetesi meqenese Egjipti vendlindja e tij ia ka hequr shtetesine.

Autoritetet britanike shprehen zhgenjim por thane se do te vazhdojne perpjekjet per ta ekstraduar Hamzen nen jurisdiksionin e Shteteve te Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›