E Diel, 1 Nëntor 2026

Indonezi 50 viktima nga shperthimi i vullkanit Merapi

Ne Indonezi vullkani ne ishullin Java vazhdon te marre jete njerezish. Ka patur nje shperthim te ri ne Malin Merapi me i madhi qe kur vullkani nisi aktivitetin nje jave me pare. sipas te dhenave nga spitalet ne vend kane humbur jeten 54 vete.

Me shume se 70 te tjere pesuan djegie e lendime te tjera kur reja e hirit dhe e gazit u perhap ne te gjithe hapesiren rreth vullkanit. Nje gjeolog ne Ministrine Energjitike te Indonezise u shpreh per gazeten Jakarta Post se behet fjale per shperthimin me te fuqishem te vullkanit Merapi qe prej 100 vjetesh.

Ekipet e shpetimit thone se fshatrat e zones po digjeshin dhe trupat e viktimave ishin djegur aq sa nuk mund te identifikoheshin. Zona e ndaluar perreth vullkanit eshte zgjeruar nga 15 ne 20 km dhe qeveria ka leshuar nje urdher te ri per evakuim. Shume nga banoret e larguar nga zona jane derguar ne qytetin aty prane te Yogyakarta. Azhornuar se fundi e premte 05 nentor 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›