Britani/ Kandidatët për kryeministër në debat
Tre kandidatët e partive kryesore në Britaninë e Madhe sot përballen në debatin e tretë dhe të fundit televiziv.
Kreu dhe kandidati i laburistëve, Gordon Braun, kryetari i konservatorëve, Dejvid Kamerun, dhe Nik Kleg, drejtuesi i Liberal Demokratëve, do të diskutojnë sot për ekonominë, që është çështja themelore e fushatës para zgjedhjeve të 6-majit.
Nga viti 1930 Partia Konservatore dhe ajo Laburiste kanë ndërruar vendet në pushtet. Por paraqitja shumë e mirë e drejtuesit të Liberal Demokratëve, Nik Kleg, ka rezultuar në rritjen e mbështetjes për partinë e tij. Laburistët janë në pushtet në Britaninë e Madhe që nga viti 1997, ku kryeministra kanë qenë Toni Blair dhe pas tij kryeministri aktual Gordon Brown.