E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet në Bosnje ish-ushtari serb

Shtetet e Bashkuara u kanë dorëzuar autoriteteve boshnjake një ish-ushtarak serb, i cili dyshohet për krime lufte dhe genocid.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave personi i ekstraduar është Marko Boshkic, 46 vjeç, i arrestuar në SHBA për shkelje të ligjit të emigracionit.

Sipas autoriteteve boshnjake, Boshkic është nën hetim pasi dyshohet se është përfshirë ne genocidin e Srebrenicës në vitin 1995. Ai ka qenë anëtar i njësive komando të ushtrisë së Republikës Serbe të Bosnjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›