E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lea Ypi zgjidhet anëtarja e parë shqiptare në Akademinë Britanike!

Lea Ypi zgjedhet anëtarja e parë shqiptare në Akademinë

Lea Ypi është bërë anëtarja e parë shqiptare në Akademinë Britanike.

Përmes rrjeteve sociale, Ypi është shprehur se është shumë e lumtur dhe e nderuar që është zgjedhur anëtare e Akademisë.

“E lumtur dhe e nderuar që jam zgjedhur anëtare e Akademisë Britanike. (Shqiptarja e parë)”, ka shkruar Ypi.

Këtë vit Akademia Britanike ka mirëpritur 86 anëtarë të rinj ku ndër ta, dallohet edhe shkrimtarja shqiptare Lea Ypi.

Presidentja e Akademisë Britanike Julia Black ka vlerësuar lart autoren shqiptare, duke i uruar mirëseardhjen në hapësirën më të lartë të kulturës britanike. A.K./TemA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›