Britani aprovohet drafti per martesat gay

Projektligji që lejon martesat e çifteve të së njëjtës gjini në Angli dhe Uells ka kaluar pengesën e fundit në Parlament.
Drafti i miratuar nga qeveria pritet tashmë të marrë pëlqimin mbretëror, pas të cilit pritet të kthehet në ligj në fund të kësaj jave. Lidershipet e Konservatorëve, Laburistëve dhe Liberal-Demokratëve kanë mbështetur së bashku draftin, pasi lordët kishin aprovuar ndryshimet gjatë ditës së hënë. Pritet që ceremonitë e para mes gay-ve dhe lesbikeve të mbahen verën e vitit të ardhshëm. Sipas kushteve të projektligjit për martesën e çifteve homo, organizatat fetare do të duhet të zgjedhin për ofrimin e dasmave, pasi Kisha e Anglisë dhe ajo në Uells janë ndaluar nga ligji, për ta bërë diçka të tillë. Ligjvënësit vendosën të mos kundërshtonin një numër të vogël ndryshimesh, të rëna dakord nga Dhoma e Lordëve. Mes tyre ishin mbrojtjet për çiftet transeksualë, sipas të cilëve njerëzit janë të lejuar të ndryshojnë gjini dhe të mbeten të martuar. / Top Channel