Kuba Armet e vjeteruara ne Kore per riparim

Pajisjet ushtarake të gjetura nga autoritetet në Panama, mbi një varkë koreano-veriore, konsistonin në “240 ton armë të vjetëruara mbrojtëse” të dërguara në Korenë e Veriut për t’u riparuar, bëri të ditur Ministria e Jashtme e Kubës.
Pajisjet, të fshehura poshtë pakove të sheqerit për kafe, në varkë, ishin prodhuar në mesin e shekullit 20 dhe përfshinin 2 raketa komplekse anti-ajrore, 9 raketa të shpërbëra në pjesë këmbimi, 2 avionë MiG-21 dhe 15 motorë për këto lloj aeroplanësh, njoftoi ministria në fjalë. “Marrëveshjet e nënshkruara nga Kuba në këtë fushë ishin mbështetur nga nevoja për të mirëmbajtur kapacitetin mbrojtës në mënyrë që të sigurojë sovranitetin kombëtar”, thuhej në deklaratë. “Republika e Kubës thekson edhe njëherë vendosmërinë e saj dhe angazhimin e palëkundur për paqe, çarmatim, përfshi edhe çarmatimin bërthamor, dhe respektimin e ligjeve ndërkombëtare”. Njoftimi i qeverisë kubaneze, që u lexua edhe në televizionin shtetëror, është kapitulli i fundit në një dramë ndërkombëtare, që ka të gjitha elementët e një thrilleri: një konfrontim të dhunshëm në një anije të ndaluar koreano-veriore, një raketë e dyshimtë në bord, një atak në zemër dhe një përpjekje për vetëvrasje. Autoritetet e Panamasë, të martën, kanë qenë duke ekzaminuar pajisjet ushtarake, të zbuluara mbrëmjen e së hënës, gjatë një inspektimi anti-drogë. Për shkak se vazhdon ende me programin e saj bërthamor, Korea e Veriut është pezulluar nga Kombet e Bashkuara nga import-eksporti i armëve luftarake. Disa detaje të një konfrontimi të mundshëm kanë qenë të disponueshme, por ekuipazhi i anijes nga Korea e Veriut, me 35 anëtarë, kundërshtoi arrestimin, bëri të ditur ministri i Sigurisë së Panamasë, Jose Raul Mulino. Ai e përshkroi atë si “dicka të dhunshme”, duke thënë se ekuipazhi u përpoq të sabotonte anijen, duke prerë kabllot e vinçave, që mund të përdoreshin për të shkarkuar ngarkesat. / Top Channel