E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, dita e parë e kryeministrit Cameron

Dita e parë e punës në Britani për koalicionin e ri qeveritar. Udhëheqësit e qeverisë së parë të koalicionit në Britani që nga Lufta e Dytë Botërore dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp në kopshtin e selisë zyrtare të qeverisë. Kryeministri i ri konservator, David Cameron dhe zëvendësi i tij, Nick Clegg thanë se ata po prezantonin një lloj të ri politike.

Sipas Cameron bëhej fjalë për një kthesë historike e sizmike në historinë e Britanisë. Qëllimi i qeverisë së tij ishte t'i jepte Britanisë në qeveri të fortë dhe të qëndrueshme. Clegg deklaroi se do të punonte pa pushim për një të ardhme më të mirë. Nick Clegg deklaroi se koalicioni i ri bazohet në tre parime: liri, drejtësi dhe përgjegjesi e sipas kryeministrit kjo marreveshje do të zgjasë 5 vjet.

“Deri sot ishim rivalë. Sot e tutje jemi kolegë” afirmoi Kleg ndërsa të dy premtuan një reduktim të deficitit me 6 miliardë paund brenda vitit, hartimin urgjent të një buxheti provizor si dhe një referendum për votën alternative.

Cameron i ka dhënë tre postet kryesore të qeverisë atë të kancelarit, sekretarit të jashtëm dhe të brendshëm konservatorëve, por udhëheqësi i Partisë Liberal- Demokrate, Nick Clegg do të jetë zv/kryeministër dhe katër liberal demokratë të tjerë kanë marrë disa poste të tjera.

Kështu, Vins Kebëll është emëruar ministër i Tregtisë, Dejvid Los morri postin kyç si zëvendësi i Xhorxh Osbornit, që do të jetë kreu i thesarit. Vetë kreu i liberal-demokratëve, Nik Kleg do të jetë zëvendëskryeministër.

Në mesin e posteve kyçe të mbajtuara nga konservatorët janë mbrojtja, diplomacia, drejtësia dhe rendi. Ministër i mbrojtjes do të jetë Liam Foks, ministër i jashtëm, Uilliam Hejg, Keneth Klark do jetë në krye të drejtësisë, kurse Tereza Mei do jetë ministre e Brendshme.

Emrat e kabinetit qeveritar

Kryeministër: David Cameron
Zv/ kryeministër: Nick Clegg
Sekretar i Jashtëm: William Hague
Kancelar: George Osborne
Biznesi/ Bankat: Vince Cable
Mbrojtja: Liam Fox
Shëndetesia: Andrew Lansley
Energji/Klima: Chris Huhne
Sekretar i Drejtësisë: Ken Clarke
Sekretar i Brendshëm: Theresa May
Tregëtia: Vince Cable
Shkollat: Michael Gove
Sekretar i Thesarit: David Laws
Sekretari për Skocinë: Danny Alexande
Sekretar i Komuniteteve: Eric Pickles

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›