E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sistemi shëndetësor, Vasili: Duhen infermierë të kualifikuar

Kreu i Shendetesise Petrit Vasili, ka deklaruar se sistemit shendetesor ne vend i duhen infermiere te kualifikuar. Ai u shpreh se krahas zhvillimit profesional te mjekeve, duhet te ecin dhe infermieret, pasi vetem keshtu mund te kete nje efektivitet ne sistemin shendetesor.

"Nuk mund te kete infermiere, mjeke te kualifikuar qe i provojne dijet e tyre, te cilet ecin ne profesionin e tyre dhe infermiere qe mbeten pas. Pra, ose te dy keto profesione ecin ne sinkrone paralele, ose ne rast te kundert sistemi zhbalancohet dhe pasojat i vuajne pacientet ne strukturat e sistemit paresor, por dhe spitalor", tha Petrit Vasili, minister i Shendetsise.

Ne te njejten linje per kualifikimin e infermiereve, por ne veçanti per arsimimin e tyre i cili synohet te jete ne nivel universitar, ka qene dhe urdheri i infermierit. Sabri Skenderi ka deklaruar se, shume shpejt shendetesia shqiptare do te kete regjistrin elektronik, per te dhenat e te gjithe infermereve ne Shqiperi.

"Ne po kerkojme mbeshtetje financiare per kompjuterizimin e te gjitha te dhenave dhe perpilimin e regjistrit elektronik, i pari i ketij lloji dhe shume i rendesishem per te gjithe institucionet e sistemit shendetesor", tha Sabri Skenderi, president i Urdherit te Infermierit.

Vetem pak kohe me pare ministri Vasili, nxori nje urdhër per infermieret te cilet, duhet te kene arsimin e larte, nderkohe qe do te kete kritere lehtësuese, per ata qe kane vite pune, ne radhet e shendetesise. Aktualisht ne vendin tone, ka rreth 14 mije infermiere, qe perbejne rreth 705 te kujdeseve shendetesore.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›