Britani dyshime per bombe gjuajtesit ulin avionin

Gjuajtës ushtarakë britanikë u ngritën në fluturim rreth orës 15:00 (ora shqiptare), duke ndjekur deri në një ulje të detyruar një avion civil pakistanez, pas dyshimeve se avioni ishte rrëmbyer ose një bombë ndodhej në të.
Linja e "Pakistan International Airlines" ishte nisur në mëngjes nga qyteti i Lahores, me destinacion Mançesterin, por pas ngritjes së gjuajtësve pak pas hyrjes në hapësirën ajrore britanike, fliturimi "PK709" u devijua drejt Stanstedit, në veri të Londrës. "BBC" informoi se nuk është ende e qartë se cili ishte elementi që ngjalli dyshimin e autoriteteve apo nëse kishte pasur ndonjë sjellje të çuditshme të avionit në ajër në minutat përpara këtij incidenti. Mësohet se policia priti avionin në mbërritje dhe hyri në bordin e linjës pa lejuar pasagjerët që të zbrisnin më parë, ndersa arrestoi dy te dyshuar. Foto amatore, gjuajtesi ndjek avionin pakistanez ne qiejt britanike Nuk eshte ende e qarte se per cfare motivoi arrestimet, por nje burim i tha "BBC" se dyshja kishte "rrezikuar me veprimet e tyre sigurine e avionit". Një zëdhënës i "PIA"-s, Zufiqar Bijarani, tha për "CNN" se "u lajmëruam nga policia britanike se mund të kishte një bombë në avion, por nuk dimë më shumë për momentin". Aeroporti i Stanstedit nuk u bllokua si rrjedhojë e kësaj ulje të detyruar dhe është duke vazhduar punën normalisht. Më parë gjatë ditës, një ulje urgjente në aeroportin e Londrës nga një avion motoret e të cilit shpërthyen në flakë menjëherë pas ngritjes në fluturim, krijoi vonesa të shumta të trafikut ajror, duke vonuar edhe mbërritjen e avionit me futbollistët e Bajernit të Mynihut, finalist i finales së Champions që do të luhet në "Wembley". / Top Channel