E Shtunë, 31 Tetor 2026

Janet, zyrtarisht miliardere

Janet Jackson është bërë zyrtarisht miliardere, me pasurinë e saj personale që kalon shumën prej 1 miliard $  këtë vit.

Këngëtarja 47-vjeçare mendohet të ketë bërë këtë pasuri falë një karriere të pabesueshme në industrinë e muzikës dhe argëtimit,  përgjatë katër dekadave, shkruan “Variety”.

Janet thuhet të ketë bërë $ 458 milion nga turnetë e koncerteve të ndryshme,  më tej $ 304milion nga rolet filmike - duke përfshirë komedinë me Edi Murphy “Profesor Nutty II” ,  $ 268 milion nga shitjet e albumeve dhe $ 81 milion nga marrëveshje të ndryshme sponzorimi.

Janet tani bashkohet me një klub elite të miliarderëve të famshëm, duke përfshirë prezantuesen e “talk show” Oprah Winfrey, regjisroin  Steven Spielberg dhe autoren e  “Harry Potter”,  JK Rowling.

Krahas pasurisë  së saj, Janet ka pjesë edhe në pasurinë e bashkëshortit të saj, manjatit  Wissam Al Mana. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›