Britani futbollisti padit rrjetin Twitter

Një futbollist profesionist në Angli ka hapur një proces gjyqësor ndaj rrjetit social Twitter për publikim të informacioneve të mbrojtura me vendim gjykate.
Futbollisti, i identifikuar vetëm me inicialet CTB, ka ndërmarrë gjithashtu një padi edhe ndaj gazetës “The Sun”, si dhe ndaj një prezantueseje televizive.
Padia e dërguar tashmë në gjykatë kërkon demaskimin e përdoruesve të Twitter që dyshohet se fshihen pas publikimit të informacioneve konfidenciale.