E Shtunë, 31 Tetor 2026

Esenca e komunikimit shqiptaro-serb

Komiteti i Helsnikit per te drejtat e njeriut ne Serbi ne bashkepunim me partneret e tij ne Kosove ka filluar dialogun civil ne mes te perfaqesuesve te grupeve te ndryshme shoqerore. Nje prej takimeve te tilla u organizua te dielen e fundit ne Beograd. Ivica Petroviq informon nga Beogradi.

Artistet gazetaret dhe aktivistet e shoqerise civile shume here deri me tani jane takuar ne Kosove dhe Serbi ne perpjekje per te ringjallur ne kete menyre komunikimin mes perfaqesuesve te popullit serb dhe shqiptar te Kosoves. Ky dialog eshte ne nje menyre alternativ apo thene ndryshe aktivitet mbeshtetes i negociatave politike midis serbeve dhe shqiptareve te Kosoves.

Relaksim i shoqerise serbe dhe shqiptare

Dialogu civil ne mes te serbeve dhe shqiptareve duhet te intensifikohet dhe do te duhej te ishte proces i vazhdueshem thote per Deutsche Wellen Sonja Biserko kryetare e Komietit te Helsinkit per te drejtat e njeriut ne Serbi. Kjo eshte menyra e vetme qe seriozisht te relaksohen te dy shoqerite dhe qe ne baze te krijohet ndjenja se komunikimi mes serbeve dhe shqiptareve eshte normal dhe se do te duhej te normalizohej deri ne fund. Per shkak se kjo pjesa zyrtare mund te filloje disa gjera dhe te krijoje nje kuader ligjor dhe politik por ajo qe ne te vertete verehet tek te dy shoqerite eshte rendesia e komunikimit ne shume fusha te jetes dhe ne ceshtje te tjera. Ketu une mendoj kryesisht per bashkepunimin shume domethenes ne fushen e kultures e cila ne thelb eshte menyra me e mire dhe efikase per njohjen mes dy paleve tha Sonja Biserko.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift

Kultura ne hijen e politikes

Imer Mushkolaj aktor dhe drejtor ekzekutiv i Asociacionit te Gazetareve Profesioniste te Kosoves tashme vec ka punuar ne Beograd ne shfaqjen Klanica 5 Therrtorja 5 e cila se fundi ishte mysafire ne gjithe rajonin dhe ne disa vende evropiane. Mushkolaj vlereson per Deutsche Wellen se dialogu kulturor dhe shkembimi kulturor eshte menyre e mire per perparimin e komunikimit mes dy popujve. Shoqeria tek ne eshte politizuar shume dhe kjo mund te thuhet edhe per shoqerine ne Serbi thote Mushkolaj. Ne kete menyre sipas tij kultures i mbetet pak hapesire per paraqitje para se gjithash per paraqitje ne menyren e duhur.

Ne jemi ata qe do te duhej te punonim ndryshe te levizim disa gjera dhe qe ne te vertete te filloje dialogu ne mes te shqiptareve nga Kosova dhe serbeve ne Serbi. Une mendoj se eshte nje fillim i mire tani te shohim se si do te vazhdoje tha Mushkolaj.

Zgjidhja tek serbet dhe shqiptaret

Perparimi i dialogut civil dhe kulturor i ka anet e tij pozitive por gjithmone mbetet dilema se sa mundet kultura te rregulloje krejt ate qe e ka shkaterruar politika. Nenad Prokiq si njeri i teatrit dhe deputet i Partise Liberale-Demokratike LDP ne Kuvendin e Serbise vlereson se kur politika nuk mund te gjeje zgjidhje atehere i mbetet kultures qe te udheheq dialogun. Ne fund te fundit asgje nuk do te zgjidhet per sa kohe serbet dhe shqiptaret nuk i shtrijne doren njeri-tjetrit. Nuk ekziston as Uashingtoni as Brukseli e as ndonje adrese tjeter ne bote e cila do te zgjidh kete problem. Kjo duhet te zgjidhet mes shqiptareve dhe serbeve dhe sigurisht qe ne kete drejtim ndihmon cdo lloj dialogu. Ne sot megjithate nuk do te zgjidhim asgje sepse nuk eshte zgjidhur asgje ne 100 vitet e fundit e nuk do te zgjidhet as sot por megjithate disa njohje te reja disa ide mund te zbusin situaten e cila eshte e keqe qe nje kohe shume te gjate vlereson Prokiq.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift

Politikanet nuk e degjojne askend

Paralelisht me shoqerine civile po zhvillohet edhe dialogu politik mes Prishtines dhe Beogradit. Imer Mushkolaj mendon se dalogu civil nuk do te kete shume ndikim ne rezultatet e dialogut politik. Natyrisht qe do te ndikojne por jo aq shume pasi qe ne e dime si jane politikanet tane. Ata nuk e degjojne askend. Ata dijne te degjojne vetem urdherat qe vijne nga bashkesia nderkombetare. Keshtu qe ata ne nuk na marrin shume seriozisht dhe thone ne rregull eshte mire shkoni ju jeni disa aktore shkrimtare njerez te kultures por kete e beni ndaras prej nesh. Por kjo nuk mund te behet ndaras. Une mendoj se kjo duhet te behet paralelisht. Pra te kemi dialog kulturor dhe politik. Bile mendoj qe dialogu lulturor eshte me i rendesishem per vendosjen e kontakteve me koleget tane ne Serbi thote Mushkolaj.

Kriminelet shetisin pa u penguar

Ne disa analiza per rajonin theksohet fakti se vetem kriminaliteti i organizuar dhe kriminelet kane komunikim dhe bashkepunim jashtezakonisht te mire. Perse eshte kaq e lehte qe kriminelet te bashkepunojne e per te gjithe te tjeret aq e veshtire sqaron per Deutsche Wellen Behlul Beqaj kryetar i Levizjes Evropiane ne Kosove. Shkaku kryesor me siguri qendron tek autoritetet politike. Ne si nje grup i njerezve te pangarkese te gatshem dhe ne gjendje per dialog dhe per te krijuar nje klime te tolerances u nisem nga Kosova per ne Serbi. Dhe cfare ndodhi Ne gati nje ore kemi pritur perfundimin e formaliteteve qe te futemi ne Serbi per te vazhduar dialogun e nisur. Une besoj se ata qe jane kriminele dhe ata qe jane azilkerkues te rreme nuk do te prisnin kaq gjate per te hyre ne kete shtet dhe une supozoj se e njejta gje ndodh edhe per udhetimet ne drejtim te kundert. Per sa kohe qe kjo gjendje do te jete e tille une mendoj se ne nuk kemi tregues te qarte se klima do te ndryshoje thote Beqaj.

Autor Ivica Petroviq / Esat Ahmeti

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›