E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani krimi shqiptar perqindje te vogel

Ministri i Drejtësisë angleze ka deklaruar gjatë një vizite në Tiranë se, numri i shqiptarëve të përfshirë në aktivitet kriminal në Britaninë e Madhe është i ulët dhe i pallogaritshëm.

Por, ka nënvizuar ai, ato pak krime që shqiptarët kryejnë janë shumë të dhunshme.

“Numri shqiptarëve në burgjet britanike, është  i ulët. Në Britani ndodhen të burgosur 85 mijë persona dhe nga këta vetëm 135 janë shqiptarë. Dua të nënvizoj se ndonjëherë shqiptarët janë të përfshirë në cështje me profil të lartë ne Britaninë e Madhe, gjë që dëmton imazhin e Shqipërisë”, ka deklaruar Lord McNally.

“Ne si qeveri jemi të vendosur që nëprmjet operacioneve të ndryshme të luftojmë kriminalitetin pavarësisht origjinës së tij, që nga droga, trafikimi i qënieve njerëzore apo cdo lloj shfrytëzimi, që janë një taksë për qytetarët europianë. Ne jemi të vendosur të bashkëpunojmë me vendet respektive për këto cështje”, ka shtuar ministri i Drejtësisë.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun shqiptar Bujar Nishani, kreu i drejtësisë britanike vuri në dukje bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve.

Ministri shqiptar i Drejtësisë siguroi zyrtarin anglez se, cdo cent i dhënë nga taksapaguesit britanikë në Shqipëri, në fushën e drejtësisë ka qenë jo vetëm i nevojshëm, por është shpenzuar për qëllimin e duhur.

Të dy ministrat morën pjesë në ceremoninë e nisjes së projektit për fuqizimin e shërbimit të provës në Shqiperi, i financuar nga BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›