E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, parlamenti hetim veprimtarisë së shërbimeve sekrete

Kryeministri britanik, David Cameron ka filluar në parlament një hetim mbi shërbimet sekrete të Mbretërisë së Bashkuar. Në qendër të investigimeve do të jetë përdorimi i torturave të praktikuara nga shërbimet e sigurisë së vendeve të tjera gjatë luftës ndaj terrorizmit. Hetimi, ka deklaruar Cameron, do të drejtohet nga një gjykatës dhe do të fillojë sapo të zhbllokohen disa proçese civile dhe penale në lidhje me këtë çështje, ndoshta brenda fundit të vitit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›