E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eleminimi i Francës nga botërori, Blanc: Do të bëj zgjedhjet e mia

Trajneri i ri i Frances, Laurent Blanc ka bere te ditur se nuk eshte ne pergjegjesine e tij te vendose ndeshkime disiplinore ndaj lojtareve, te cilet deshtuan ne Boterorin 2010. Perfaqesuesja franceze u eliminua ne fazen e grupeve, por ajo qe tronditi me shume boten e futbollit ishte bojkoti qe bene futbollistet pas perjashtimit te sulmuesit Nikolas Anelka, i cili ofendoi trajnerin Raymond Domenech.

"Une e ndoqa evenimentin, ashtu si te gjithe ju, me shume hidherim. U zhgenjeva nga rezultatet, por te gjithe e dine qe ne futboll ndodh gjithcka. U zhgenjeva vecanerisht me disa nga lojtaret dhe padyshim qe kjo do te merret ne konsiderate ne analizen time teknike”, eshte shprehur Blanc ne konferencen e pare per shtyp si trajner i Frances.

Blanc eshte pyetur ne lidhje me te ardhmen e kapitenit Patrice Evra, fantazistit Franck Ribery dhe mbrojtesit Eric Abidal, qe u cilesuan si fajtoret kryesore te deshtimit ne aventuren afrikane.

"Nuk mund te them se care do te ndodhe, apo se cfare nuk do te ndodhe me njerin apo tjterin lojtar. Une do te beje zgjedhjet e mia. Kjo eshte e sigurte”, ka vijuar me tej ish-kapiteni i kombetares franceze dhe fituesi i kupes se botes ne vititn 1998.

Debutimi i Laurent Blanc me perfaqesuesen franceze do te jete me 11 gusht, ne nje miqesore kunder Danimarkes.

Nertan Prifti
< I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›