Britani, sherr mes familjeve shqiptare, vritet babai i 2 fëmijëve
Të tjera rreth shkrimit FOTO/ Vrasja në një lagje në Brighton
BRIGHTON - Një sherr mes dy familjeve shqiptare në Sussex, Britani e Madhe, ka çuar në vdekjen e një 31-vjeçari shqiptar, baba i dy fëmijëve.
Viktima është Xhem Krasniqi i cili siç shkruan “BBC” ndërroi jetë në spital, si pasojë e plagëve në trup. Ai u qëllua nga persona të armatosur 18 maj, por lajmi u publikua një ditë më parë. Në momentin e sulmit, bashkë me të kanë qenë dhe i vëllai dhe nipi, por kanë arritur t’u shpëtojnë plumbave. Policia e Sussex bëri të ditur se janë identifikuar autorët dhe janë shpallur në kërkim.
“Ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar dhe kemi të paktën 20 persona që kanë dhënë dëshminë e tyre. Nuk kemi asnjë të dhënë që Krasniqi dhe dy të tjerët kanë qenë pjesë e ndonjë grupi kriminal, megjithatë mendojmë se ata i njihnin personat që i sulmuan”,-tha oficeri i policisë që po udhëheq hetimet, Jeff Riley.
Fqinjët e përshkruajnë familjen Krasniqi si njerëz të qetë dhe tejet miqësorë. “Mora vesh se çfarë ndodhi dhe u shokova. Ata kanë dy fëmijë të vegjël. Vajza e tyre shkon në shkollën e zonës”,-tha një grua që nuk pranoi të identifikohej. Krasniqi, i cili jetonte në Kent me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, ndodhej te prindërit në Brighton, kur u qëllua.
(Foto: Nga vendi ku ndodhi vrasja)
Redaksia Online
(b.y / shqiptarja.com)