E Diel, 1 Nëntor 2026

Britani, skandali në "News of the World", nisin arrestimet

Skandali i përgjimeve që ka përfshirë gazetën më të shitur në Britaninë e Madhe, "News of the World", sjell arrestimet e para.

Sipas tabloidit britanik, "The Guardian", zëdhënësi i James Cameron, kryeministrit britanik, Andy Coulson do t`i caktohet masa e arrestit ditën e sotme.

Ai dyshohet se ka qenë në dijeni dhe i përfshirë në përgjimet telefonike gjatë periudhës kur drejtonte gazetën e Murdoch. Guardian shkruan se në pranga do të përfundojë edhe një gazetar, emri i të cilit nuk bëhet publik.

Ndërkohë, skandali që e ka përfshirë News of the World do të cojë në mbylljen e saj. Gazeta njoftoi se ditën e dielë, më datë 10 korrik do të publikojë numrin e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›