E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Rusi, PE thirrje për zgjedhje të lira

Parlamenti europian i bëri thirrje Rusisë të garantojë zgjedhje të lira dhe të regjistrojë partitë e opozitës. Një rezolutë e miratuar nga parlamenti në Strasburg thekson se vështirësitë e hasura nga partite, kufizojnë konkurrencën politike në Rusi.
 

Parlamenti Europian shpreh keqardhjen për vendimin që refuzon regjistrimin e Partisë për Lirinë e Popullit për zgjedhjet e Dumës në dhjetor. Rezoluta i bën thirrje gjithashtu Rusisë të lejojë misionin vëzhgues të OSBE-së dhe Këshillit të Europës.
 

Ndërkohë Rusia thotë se kritikat ndaj vendimit të saj për t`i mohuar regjistrimin Partisë për Lirinë e Popullit janë të papërshtatshme dhe të pabazuara. Vendimi mbi regjistrimin ndalon disa nga kundërshtarët kryesorë të Kremlinit të marrin pjesë në votime, duke shtuar shqetësimet e perëndimit mbi legjitimitetin e votimeve parlamentare dhe zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›