Britani te burgosurit mund te votojne

Mijera te burgosur ne Britanine e Madhe do te mund te votojne serish pas vendimit te Gjykates Europiane per te Drejtat e Njeriut qe e cilesoi ndalimin e votimit te tyre si te paligjshem.
Sipas BBC qeveria britanike ka humbur betejen ligjore ne Gjykaten e te Drejtave te Njeriut e cila ne vendimin e vitit 2005 e cilesoi si diskriminues dhe ne kundershtim me Konventen e te Drejtave te Njeriut ligjin britanik.
Ligji i cili ndalon te burgosurit britanike te votojne daton qe ne shekullin e XIX pikerisht ne vitin 1870 me te ashtuquajturin Forfeiture Act. Ky akt u zbut ne vitin 1983 me People Akt por qe gjithesesi mbajti ne fuqi mohimin e te drejtes se votes per te burgosurit britanike.
Nderkohe ne nje interviste per BBC-ne kryeministri britanik David Kamerun eshte shprehur se eshte absurde mbajtja ne fuqi e nje ligji arkaik qe eshte ne fuqi prej me shume se 140 vjet.