E Diel, 1 Nëntor 2026

Britani, tentoi grabitjen e bankës, arrestohet

Policia britanike njoftoi arrestimin e një personi cili dyshohet se pasditen e së hënës kishte marrë peng disa persona në një bankë në Ashford, në jug të Anglisë.

Sipas autoriteteve grabitësi kishte hyrë në një degë të “Barclays Bank”, rreth 3 kilometra larg aeroportit të Londrës më synimin për grabitjen e saj.

Pas marrjes së alarmit të dhënë filiali i bankës u rrethua prej forcave të policisë dhe ato speciale të cilat pas disa orësh negociata me rrëmbyesin ndërhyne. Fatmirësisht nga aksioni nuk pati të lënduar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›